Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 18:06

E fundit/ 5 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 24 Prill 2021

Gjatë 24 orëve të fundit nga 3457 testime janë raportuar 139 raste të reja me Koronavirus. Ndërkohë kanë humbur jetën 5 pacientë, konkretisht 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 63–77 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan.

Janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.