Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 18:06

Erdhi në jetë bebushja Nina, Arbenita zbulon dhuratën e saj të parë

Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita u bënë sot prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e dha fillimisht modelja, duke publikuar në rrjete sociale foton e parë me bebushen e porsalindur.

Më pas, Fero publikoi foton e tyre të parë si familje dhe zbuloi emrin e vogëlushes. Ata e kanë quajtur të voglën Nina.

Së fundmi, Arbenita ka zbuluar dhe dhuratën e parë që ajo ka marrë. Modelja ka publikuar një foto ku shihet një biberon i personalizuar në ngjyrë rozë, me emrin Nina.