Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 17:05

U kapën mat në momente private, kush i bëri bashkë Andin dhe Melisën

Pak ditë më parë, faqja “Vipat e Bllokut” publikoi disa foto ku Andi dhe Melisa shfaqeshin në një festë private. Siç dukej nga fotot, situata ishte aq e nxehtë sa Andi kishte hequr këmishën për të kërcyer i përqafuar me Melisën.

Ditën e sotme është bërë e ditur se fotot janë shkrepur nga festa e ditëlindjes së Olsi Bylykut, ku dyshja kanë qenë të ftuar. Vetë Olsi ka ndarë foto nga festa në rrjete sociale, ku shihen dhe ata të dy. 

Kujtojmë se Andi e Melisa vazhdimisht e kanë mohuar të kenë një lidhje me njëri-tjetrin, por ndryshe kanë treguar fotot ku janë kapur mat.