Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 12:12

'Për ju jam top leshi kaçurrel?', Hueydës i vjen në majë të hundës me komentet për flokët e shkurtër

Pak kohë më parë Hueyda El Saied hoqi dorë nga flokët kaçurrela dhe i preu ato shkurt, një pamje e re që e ndryshoi totalisht, por që i shkon shumë. 

Por gjatë kësaj kohe artistja ka marrë mesazhe të shumta që e kanë kritikuar për flokët dhe ajo ka vendosur t'i përgjigjet me një video pasi i ka ardhur në majë të hundës..

“Nëse do të kisha një shkop magjik e do të kisha mundësi të ndryshoja jetën time apo pamjen time të jeni të sigurt që nuk do të filloja nga flokët. Ju dua shumë, por ju lutem mos më bëni të menoj se për ju jam thjesht një top leshi kaçurrel”, thotë Hueyda.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hueyda El Saied Grosjean (@hueyda_artwork)