Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë shumë e komentuar ditët e fundit e sidomos deklaratat që ata bënë ndaj njëri-tjetrit. Tea tha se lidhja e tyre u kthye toksike për shkak se Bearti ishte shumë xheloz ndërsa ky i fundit deklaroi se ajo i linte shkak.

Së fundmi Bearti ishte i ftuar në "Prive", ku tregoi rutinën e tij gjatë ditës dhe u ndal pak edhe tek ndarja nga Tea.

Bearti konfirmoi se është xheloz në një marrëdhënie dhe sipas tij kështu tregohet nëse je apo jo i interesuar për tjetrin.
“Një njeri është xheloz nëse e do dikë. Normal që jam xheloz, nëse nuk të intereson dikush normal që nuk je xheloz. Nuk e di varet edhe prej femrës”, tha Bearti.
Ish-konkurrenti u shpreh se aktualisht nuk po mendon për një lidhje të re dhe se pas ndarjes i kanë shkruar shumë vajza, mes tyre edhe personazhe të njohura.
