Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Prill 2021, 10:10

Fero dhe Arbenita bëhen prindër, foto e parë me vogëlushen e porsalindur

Pritjes i ka ardhur fundi dhe sot Fero dhe Arbenita janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë modelja duke postuar në orët e para të mëngjesit foton e parë me vajzën e porsalindur.

Arbenita është kujdesur që vogëlushes t'i ruajë privatësinë duke ia mbuluar portretin.

Ndërkohë çifti po e shijojnë të lumtur ardhjen në jetë të vajzës dhe ende nuk i kanë zbuluar as emrin, por pritet të mësohet orët në vazhdim.