Nga Shqipëria / E Premte 23 Prill 2021, 23:11

Më në fund: Mësohet e vërteta e shtatzënisë së Loredanës

Prej javësh në media ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Loredana do të bëhen prindër për herë të dytë. Gjithçka nisi kur reperja publikoi në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, duke ngjallur dyshimet e të gjithëve.


Mirëpo, a është e vërtetë? Burime pranë çiftit kanë zbuluar për “Prive” se Loredana nuk është në pritje të ëmbël. Sipas këtyre burimeve, një fëmijë i dytë është thjesht dëshirë e reperes.


Për momentin, familja e tyre nuk do të zgjerohet. Loredana është e fokusuar te karriera dhe po punon për një klip të ri.