Nga Shqipëria / E Premte 23 Prill 2021, 19:07

Antonela braktis në takim Atdheun, mesazhi në telefonin e tij e bën të largohet me lot në sy

Sot në “Përputhen” Antonela braktisi Atdheun në takim. Ajo vu re një mesazh në telefonin e tij dhe u përlot teksa konkurrenti i tha se ishte nga një person i rëndësishëm për të.

E lënduar nga sjellja e Atdheut, Antonela u largua duke i thënë ta bënte takimin me atë që i kishte nisur mesazh.

Antonela: Tregoja pak kamerës se cfarë është që mos të bëj si histerike kot.

Atdheu: Jo.

Antonela: Jo e?

Atdheu: Si preket telefoni i tjetrit në tavolinë?

Antonela: Më ra në sy zemra e kuqe. Kush është?

Atdheu: Një person me rëndësi për mua.

Antonela: Thirre të bëjë takim me ty.

Atdheu: Je e sigurt?

Antonela: Po shumë e sigurt.