Nga Shqipëria / E Premte 23 Prill 2021, 17:05

‘Shkëmbyem unazat’, Arsimi tregon të pathënat e lidhjes me Anën

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Arsim Abduli ishte këtë të premte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Ai foli për lidhjen dhe ndarjen nga Ana, duke zbuluar të reja rreth marrëdhënies së tyre.

Arsimi tha se ai dhe Ana i kishin dhuruar nga një unazë njëri-tjetrit gjatë kohës kur ishin të lidhur. I pyetur nëse unazat kanë pasur ndonjë simbolikë pasi shkëmbimi i tyre zakonisht do të thotë fejesë, ish-konkurrenti u shpreh se ishin thjesht dhurata.

“I kam dhuruar një unazë. Thjesht dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë nga ajo: një unazë”, tha ai duke treguar unazën, të cilën e mbante akoma në gisht.

Përsa i përket arsyes së ndarjes, Arsimi zbuloi se është tip i ftohtë dhe Ana ankohej për mungesë vëmendje.

Ai shtoi se nuk beson të ketë një rikthim mes tyre.