Nga Shqipëria / E Premte 23 Prill 2021, 16:04

I dha fund lidhjes me Anën, Arsimi tregon për herë të parë arsyen e vërtetë

Pak ditë më parë u bë e ditur se Ana dhe Arsimi i kanë dhënë fund lidhjes. Që nga ai moment, dyshja e kanë thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Ditën e sotme Arsimi ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi për herë të parë arsyen e vërtetë të ndarjes. Ish-konkurrenti i “Përputhen” tha se Ana kërkonte vëmendje gjatë gjithë kohës, pa marrë parasysh se ai kishte punë.

“Unë jam njeri me punë, kam halle, kam dhe një djalë. Ajo donte vetëm vëmendje, më merrte në telefon 24/7, bëhej e bezdisshme për mua”, tha Arsimi.