Pas deklaratës shokuese të ditës së djeshme, kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është penduar. Mziu ka dalë me një deklaratë ku shpreh pendesën dhe thekson se mbështet zgjedhje të lira, të ndershme dhe se është kundër dhunës.
"Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës! Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve", thotë Mziu.
Ditën e djeshme u bëri thirrje qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës dhe paralajmëroi se do e pësojnë “si ai i Elbasanit” për ata që tentojnë të korruptojnë.
