Fjoralba sot është një nga vajzat e njohura që vishet më me stil, por dikur ajo tregon se nuk i pëlqente aspak mënyra sesi duhej të vishej për hir të një formati të caktuar.

Një ndjekës i ka shkruar moderatores se ka qenë shumë stil në kohët e “The Voice Of Albania”, por më pas jo më.

“Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja! Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në tv”, ka shkruar Fjoralba.




