Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 22:10

Nga operacionet plastike te pesha pas lindjes, Elita Rudi i thotë të gjitha

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Elita Rudi u bë nënë për herë të dytë në fillim të muajit Mars. Ajo solli në jetë vogëlushen Bota dhe u shfaq shumë në formë vetëm pak javë pas lindjes.

Për këtë arsye, ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë peshën e saj. Në një bisedë virtuale me ta në Instagram, Elita ka treguar se ka marrë 18-20 kilogramë gjatë shtatzënisë, ndërsa tani peshon 68 kilogramë.

Ajo ka publikuar një foto të peshores për të hequr dyshimet e të gjithëve.

Më tej, moderatorja është pyetur nëse ka ndonjë operacion plastik. Elita ka shkruar se është e gjitha natyrale dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.