Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 21:09

1 muaj me Galën, Eliona e emocionuar i dedikon fjalët më të ndjera

Aktorja e njohur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me datë 22 Mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gala.

Sot është bërë një muaj që nga lindja e bebushes dhe Eliona i ka dedikuar fjalët më të ndjera. Ajo e ka cilësuar këtë muaj si më të bukurin dhe më të lumturin e jetës.

“1 muaj me ty! Muaji më i bukur dhe i lumtur i jetës sime! Nuk e di sa bosh paska qenë jeta ime përpara se të vije ti Gala ime!”, ka shkruar Eliona.