Këngëtarja e njohur Era Istrefi u vaksinua kundër Koronavirusit ditën e djeshme. Ajo publikoi në rrjete sociale një video nga ky moment, për të ndërgjegjësuar dhe ndjekësit e saj.

Këtë të enjte, këngëtarja ka treguar gjendjen shëndetësore pas vaksinimit. Me anë të një postimi në Instagram, Era ka zbuluar se deri më tani nuk i është shfaqur asnjë simptomë dhe se ka marrë vaksinën Pfizer.

“Ndihem normale pas vaksinës së covid. Për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ka shkruar ajo.




