Sot në “Përputhen” u trasmetua takimi i Sarës me Shkëlqimin. Dyshja e nisën shumë mirë duke ngritur dolli për njohjen e tyre.

Më pas, Shkëlqimi kërkoi t’i jepte tre puthje dhe gjejeni ku? Ai e puthi Sarën në ballë, në hundë dhe në mjekër.

Në puthjen e tretë konkurrentja u largua disi pasi mendoi se do e puthte në buzë, por nuk ndodhi kështu. “U largova se nuk ta kisha besën”, tha ajo.
“Jo, thashë te mjekra, e mbaj fjalën”, iu përgjigj Shkëlqimi.



