Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 18:06

Na la gojëhapur: U zunë keq në studio, por Sindi çohet dhe përqafon Julin

Pak ditë më parë Sindi u përplas keq me Julin në studion në “Përputhen”. Ajo ishte ndjerë e ofenduar familjarisht nga një koment i konkurrentit në rrjete sociale.

Teksa Alesandro i kishte kërkuar të fuste Sindin në video live, Juli i ishte përgjigjur “I q** e hedh telefonin”.

Mirëpo, në puntatën e sotme të “Përputhen”, Sindi bëri një veprim të papritur. Ajo përqafoi Julin, duke treguar se gjërat mes tyre janë rregulluar.

Sindi falenderoi dhe autoren e programit, Olsa Muhametin. Konkurrentja tha se ajo i ka qëndruar shumë pranë dhe ka fituar respektin e familjes së saj.