Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 16:04

Muzikantja e njohur del hapur: Jam transgjinore dhe jam nënë

Muzikantja e njohur amerikane, Ezra Furman ka njoftuar se identifikohet si një grua transgjinore përmes një postimi në Instagram. Po ashtu, ajo ka zbuluar se është bërë nënë që prej dy vitesh.

Ezra ka deklaruar se ky ka qenë një udhëtim shumë i vështirë për të, por ndihet krenare që është një grua trans dhe që më në fund është në gjendje ta thotë publikisht.

“Doja të ndaja me të gjithë ju se unë jam një grua trans, si dhe një nënë, madje kam qenë prej më shumë se dy vitesh.

Rreth të qenurit një grua trans: Për arsyet e mia kam hezituar në përdorimin e këtyre fjalëve, sidomos në fjalën “grua”.
E kam përshkruar shpesh veten si jo binare, gjë e cila ndoshta është akoma e vërtetë. Por e kam pranuar faktin se jam një grua dhe po, për mua është komplekse por komplekse është të jesh çdo lloj gruaje. Jam shumë krenare që jam një grua transgjinore, që e kam njohur veten dhe jam në gjendje ta them. Ky nuk ka qenë një udhëtim i lehtë.

Rreth të qenurit një nënë: është thënë mjaftueshëm në publik për magjinë e prindërimit. Është diçka e bukur dhe e shenjtë dhe unë e dua- kjo është e gjitha për këtë çështje. Nuk e kam përmendur në publik se unë jam prind sepse kam pasur frikë të gjykohem për këtë sikur të jetë dhe puna e të tjerëve, jo vetëm e imja dhe e familjes time.

Por po ju them që jam nënë tani për një arsye specifike. Sepse një problem me të qenurit trans është se kemi kaq pak vizione se si mund të jetë të kesh një jetë të rriturish, të jesh i lumtur dhe të mos vdesësh i ri. Kur lindi foshnja jonë, unë kisha përafërsisht zero shembuj të grave trans që kishin fëmijë. Prandaj këtu është një për këdo që dëshiron ta shohë një të tillë. Unë jam një grua trans dhe jam një nënë. Kjo është e mundur. Unë kurrë nuk kisha ëndërruar se mund të ishte e mundur të isha e lumtur, e vetë-realizuar, trans dhe e pambyllur në vete, apo dhe të bëhesha prind. Por është e mundur dhe po e bëj. Sepse ne njerëzit trans meritojmë të ndjekim jetën që duam, sipas kushteve tona,

Kjo është e gjitha për tani. Më shumë muzikë do të vijë shumë shpejt”, ka shkruar Ezra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ezra Furman (@ezra.furman.visions)