Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 11:11

Në serialin e Ermal Mamaqit, Jonida Vokshi flet për rolin e saj

Pak ditë më parë Ermal Mamaqi lajmëroi se po vjen me një projekt të ri dhe bëhet fjalë për një serial, ku protagoniste do të jetë edhe aktorja Jonida Vokshi.

E ftuar në "Top Albania Radio", Jonida u shpreh shumë e lumtur që do të jetë pjesë e këtij seriali. 

Ajo zbuloi se për momentin po bëhen vetëm provat dhe xhirimet ende nuk kanë nisur, por do të nisin së shpejti.

Ndërkohë Xing.al ka mësuar se Mamaqi do të jetë jo vetëm protagonisti kryesor i serialit, por edhe producent i tij, këtë herë në bashkëpunim me producentin e mirënjohur Dritan Huqi, i cili është edhe anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit. Përveç një eksperience të gjatë në industrinë e filmit, Huqi ka korrur sukses edhe në fushën e serialeve si producent i “Komuna e Parisit” në 2009-ën.

Për sa i përket anës kreative, Mamaqi i ka besuar edhe këtë herë bashëpunëtores së tij të ngushtë, skenaristes Klaudia Brahimaj pas suksesit me filmin “I love Tropoja” dhe eksperiencës së gjatë në “Xing me Ermalin” si edhe Bjordi Mezinit, ideator, bashkë-autor dhe regjisor i serialit me eksperienca të ndryshme kinematografike si aktor, por edhe si regjisor e bashkë-autor i serialeve si “Kokrrat” dhe “Dopio”.

Ermal Mamaqit pritet t'i bashkohen disa nga emrat më në zë dhe më të dashur për publikun në rolet e protagonistëve kryesor, të cilët xing.al do t'i zbulojë në ditët në vazhdim.

Ndërkohë që xhirimet sapo kanë nisur dhe pritet që ky serial të shndërrohet në obsesionin e ri të shqiptarëve, si cdo prodhim që mban vulën Mamaqi, të gjithë bizneset e interesuar mund të kontaktojnë me ekipin e marketingut përmes kontakteve të mëposhtme:
E-mail [email protected]
Tel: +355684434458