Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 11:11

Can Yaman u zhduk, por partnerja i zbulon të gjitha, nga lidhja tek dasma

Ditët e fundit është përfolur se Can Yaman i ka dhënë fund lidhjes me prezantuesen italiane, Diletta Leotta vetëm pak kohë para dasmës së tyre. Shkak u bë fakti që Yaman është zhdukur nga rrjetet sociale, por mesa duket arsyeja ka qenë tjetër.

Diletta ka folur për herë të parë mbi lidhjen me aktorin turk duke treguar për mediat italiane se ata janë shumë të lumtur dhe dasma nuk është anuluar.

Arsyeja pse Can ka mbyllur Instagramin është për çështje biznesi.

"Dasma nuk është shtyrë, janë thjesht thashetheme. Ne jemi shumë të lumtur me historinë tonë të dashurisë. Gjerat do të bëhen në kohën e duhur. Ai i mbylli rrjetet sociale për arsye biznesi", tha Diletta.