Nga Shqipëria / E Enjte 22 Prill 2021, 11:11

'Më ofroi 15,000 paund për virgjërinë', pasi ndryshoi gjininë Jessica flet për ofertat e meshkujve

Rodrigo Alves sot quhet Jessiva Alves. Personazhi i famshëm që krahasohej me kukullën Ken është kthyer në Barbie pas 75 operacioneve plastike për t’u shndërruar nga burrë në grua.

Jessica ka shpenzuar rreth 900,000 paund për të arritur pamjen që ka, përfshirë ndërhyrjet në buzë, gjoks, dhe në të pasme.

Jessica Alves u fotografua të martën në aeroport teksa merrte avionin për në Turqi dhe dukej shumë e lumtur. 37-vjeçarja po vuan nga mungesa e vetëbesimit, për shkak se është diagnostikuar si obeze.

Jessica ka treguar se shumë meshkuj i kanë ofruar para për të kryer marrëdhënie seksuale me të pasi ndryshoi gjininë.

“Disa më ofrojnë para për virgjërinë time. Një burrë më ofroi 15,000 paund! Unë kurrë nuk do ta shes trupin tim, sepse po kërkoj dashuri dhe jo para!”, është shprehur ajo.