Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Prill 2021, 23:11

Andi protagonist në klipin e Melisës: Detajet që i nxorrën zbuluar

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Melisa do të publikojë së shpejti këngën e saj të dytë, “Leje”. Kënga vjen në bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka dhe gjejeni kush është protagonisti në klip?

Andi, ish-konkurrenti me të cilin Melisa përflitet për një lidhje dashurie. Ajo ka publikuar sot në Instagram një pjesë të shkurtër nga klipi, ku dallohet dora e tij.

Ndonëse në këtë pjesë të këngës nuk duket fytyra e Andit, detajet si unaza, byzylyku dhe ora e kanë nxjerrë zbuluar.

Fansat mezi po presin që ky projekt muzikor të dalë në Youtube, për të parë si do shfaqen dyshja me njëri-tjetrin.