Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Prill 2021, 16:04

Pak fjalë mjaftojnë për të thënë gjithçka: Sinani i bën Andrrës urimin më të bukur të ditëlindjes

Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, Andrra Destani feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta, ku nuk ka munguar një dedikim i ndjerë nga Sinani.

Ndonëse shkurt, me një urim të vetëm, ai e ka thënë çfarë është Andrra për të: Gjithçka. “Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime”, ka shkruar ai krahas një fotoje të publikuar në Instastory.

Kujtojmë se çifti u bënë prindër për herë të dytë një muaj më parë. Andrra solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Ayan.