Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Prill 2021, 16:04

'Nuk jam mami tradicionale', Angelina Jolie tregon si ndikoi divorci nga Brad Pitt

Angelina Jolie ka folur për britaniken "Vogue", mbi ndarjen nga Brad Pitt dhe faktin sa jokonvencionale është jeta e saj familjare.
“Ndihem sikur më mungojnë të gjitha aftësitë për të qenë një mami tradicionale”, tha Jolie duke shtuar se nuk është ndjerë kurrë më mirë. 

"Ndiej se në të 50-at do bëj hapin tim të radhës", u shpreh aktorja 45-vjeçare. 

Ajo dhe Brad ndajnë kujdestarinë e pesë nga gjashtë fëmijët e tyre, Pax , Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox , ndërsa djali i tyre i madh, Maddox , tani është 18 vjeç.

Që nga ndarja nga Brad Pitt në 2016-ën, Angelina Jolie ka marrë më pak projekte sesa normalisht. “E dua regjizurën, por çështjet familjare ma kanë bërë të pamundur angazhimin në regjizurë. Unë kisha nevojë të bëja punë të vogla në kohë të limituar dhe të isha më shumë në shtëpi, kështu që u ktheva përsëri duke bërë disa punë aktrimi.”