Për Bora Zemanin sot është një ditë e veçantë pasi një nga personat e saj më të shtrenjtë, babai feston ditëlindjen. Në këtë ditë nuk mund të mungonte një urim nga moderatorja, e cila i ka dedikuar fjalë zemre të atit.

Bora ka publikuar një foto të tyre të vjetër dhe shkruan se i ati është dashuria e saj e parë.

“Edhe 100 vite të bukura për dashurinë time të parë! Të dua ba! Shumë shumë! Ky babi im është shumë i bukur, përfundimisht”, ka shkruar Bora.

