Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Prill 2021, 10:10

E kishin mbajtur të fshehtë, çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Çifti i njohur i aktorëve, Brant dhe Kim Daugherty janë bërë prindër për herë të parë. Kim ka sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Wilder David.

Brant dhe Kim treguan për revistën "People" se vogëlushi erdhi në jetë më 24 Mars.

“Është një ndjenjë magjike, krijuam një jetë. Jemi të dashuruar me të. Ai është më i miri”, u shpreh çifti duke treguar se emrin David ia kanë vendosur në kujtim të babait të aktorit. 

Brant është i njohur nga seriali "Pretty Little Liars" ndërsa Kim nga "Grey's Anatomy".