Nga Shqipëria / E Martë 20 Prill 2021, 23:11

'I është ulur në prehër Gelianit', Çimi acarohet keq me Sarën

Një gjest i Sarës e ka acaruar shumë Çimin puntatën e sotme të "Përputhen". Çimi tha se Sara është treguar shumë e afërt me Gelianin në prapaskenë, ku janë përqafuar e puthur me njëri-tjetrin para tij.

Çimi u shpreh shumë i prekur dhe tha se nuk donte që takimi me Sarën të transmetohej.

Çimi: Sa iku iu ul në prehër Gelianit.

Sara: A të erdha të fola?

Çimi: Të thashë o Sara çfarë po bën mbaj pak distancë, duke u puth duke u përqafu

Geliani: Ajo më ka qejf mua ç’ke ti.

Çimi: E le ti femrën tate me u ul?

Sara: Pse flet në emrin tim?

Çimi: Unë nuk kam çfarë të bëj më me të, dua që takimi me të nuk dua të transmetohet fare.

Kujtojmë se Çimi dhe Sara kanë zhvilluar një takim më parë në palestër, ku u treguan shumë të afërt.