Nga Shqipëria / E Martë 20 Prill 2021, 15:03

Pas ndarjes nga Bora, Vin Veli në një lidhje prej 2 vitesh, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën

Vin Veli prej 2 vitesh po jeton një histori dashurie dhe vetëm tani ka vendosur ta zbulojë. I ftuar së fundmi në emisionin “Dola te Ola”, në News24, Vini ka folur për herë të parë mbi këtë histori dhe vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Ai tha se partnerja nuk ka dëshirë të shfaqet publikisht dhe nuk i përket botës së artit apo medias, por është pjesë e juridikut.

Për momentin ata nuk jetojnë bashkë, por Vini shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë së shpejti.

Kujtojmë që Dj i njohur u nda nga Bora Zemani 4 vite më parë.