Ditën e sotme këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj feston ditëlindjen dhe mbush 39 vjeç. Në këtë ditë speciale nuk mund të mungonte një urim nga dashuria e jetës së tij, Miriami.

Miriami e ka surprizuar Albanin me një dedikim krah një fotoje shumë të ëmbël. Në foto ai shfaqet me Duamin e Amelin teksa qeshin e argëtohen së bashku.

"Mengjesi me i embel per mua. Gezuar ditelindjen babi me i mire ne bote. Do te duam sa te kemi fryme", shkruan Miriami.

