Nga Shqipëria / E Martë 20 Prill 2021, 10:10

Aktori i njohur shqiptar në gjendje të rëndë nga Covidi, miqtë bëjnë thirrje për ndihmë

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se aktori është infektuar nga koronavirusi dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të qytetit në gjendje të rënduar shëndetësore.

Për rastin, ka reaguar edhe skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i cili bën apel që shteti të ndërhyrë për një mjekim më të specializuar jashtë vendit.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, shkruan Zahaj.