Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë me datë 19 Mars. Andrra solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Ayan.

Sot është bërë një muaj që nga ardhja në jetë e vogëlushit dhe Andrra ka zbuluar për herë të parë portretin e tij ëngjëllor. Ajo ka publikuar një video shumë të ëmbël, ku i vogli shihet duke fjetur brenda një veze.


Kujtojmë se çifti kanë treguar se emrin “Ayan” e ka zgjedhur djali i tyre i parë, Ansi.
View this post on Instagram




