Mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 8.190 doza të vaksinës Pfizer.
"Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar", ka lajmëruar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Kujtojmë se disa orë më parë në vend arritën dhe 208.000 vaksina të tjera.
