Nga Shqipëria / E Hënë 19 Prill 2021, 20:08

Variantet e Covidit kanë ndryshuar simptomat, si ka evoluar virusi

Covidi nuk ka më simptomat tipike: kollë, ethe, humbje shije dhe nuhatje. Me variantet e reja janë shfaqur simptoma të reja. Informacionin e jep Pier Luigi Bartoletti, zëvendës sekretar i Federatës së Mjekëve të Përgjithshëm. Variantet e Covid-19 janë tani forma më e përhapur e infektimit në Itali dhe kanë simptoma të ndryshme nga virusi normal.

Sipas ekspertëve, variantet e reja të Covidit shkaktojnë çregullime gastro-enterologjike si të përziera, diarre, të vjella dhe dhimbje barku.
Nëse dikur shqetësohenit nëse do humbnit shijen ose erën, tani duhet të merrni në konsideratë dhimbjet e barkut, të vjellat e diarre.

Një rast konkret i ka ndodhur Bartolettit, një pacient i të cilit shkoi në zyrën e tij me dhimbje të forta në bark. Nuk kishte ethe, mushkëritë i kishte të pastra dhe nuk kishte kollë. Bartoletti i tha të bënte një test dhe pacienti rezultoi pozitiv.

Nëse një person ka këto simptoma a duhet të shqetësohet? Nuk do të thotë se kemi të bëjmë me Covid në çdo rast, por kur shfaqen shumë simptoma në të njëjtën kohë, këshillohet të kontaktoni mjekun.