Nga Shqipëria / E Hënë 19 Prill 2021, 17:05

Dalin pamjet, momenti kur autori i sulmit në xhami arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në Tiranë, ku një 34 vjeçar ka sulmuar dhe ka plagosur me thikë 5 persona tek xhamia “Dine Hoxha”.

Klan News ka publikuar pamjet e arrestimit të Rudolf Nikollajt, 34-vjeçarit që sulmoi me thikë besimtarët brenda xhamisë.

Në këto pamje duket momenti pasi Rudolf Nikollaj është neutralizuar nga disa besimtarët e kalimtarë të rastit, të cilët e kanë shtrirë përtokë dhe godasin 34-vjeçarin.

Në atë moment ka mbërritur edhe policia, duke shoqëruar autorin e sulmit me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari sulmoi besimtarët brenda xhamisë teksa këta të fundit ishin duke u falur. Rudolf Nikollaj është person me precedent të mëparshëm penal pasi në muajin Mars kishte goditur sërish me thikë një 32-vjeçar pas një sherri në terminalin e autobusëve.

Burimi: tvklan