Një krim horror ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku siç raportojnë mediat italiane një 51-vjeçar ka qëlluar në kokë me çekiç bashkëshorten e tij, 39 vjeçare duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytezën Pove del Grappa në provincën e Vincezas në Itali.
Raportohet se shqiptari e ka bërë veprimin fatal në sy të fëmijëve e më pas ka telefonuar policisë për t’u vetëdorëzuar.
Çifti kishin dy fëmijë, të moshës 9 dhe 13 vjeç, të cilët sapo ka ndodhur krimi i kanë telefonuar kushërirës së tyre, e cila jetonte pak metra më larg.
“Më thirrën në telefon duke më thënë se prindërit e tyre po ziheshin. Unë i thash të mbylleshin në dhomën e tyre. Nuk më kishte shkuar mendja kurrë për një gjë kaq të tmerrshme”, tha kushërira.

