Moderatorja e njohur, Oriela (Ori) Nebijaj kandidon për deputete në zgjedhjet e 21 Prillit, me Partinë Demokratike. Ajo kandidon në Tiranë dhe renditet e 18-a në listë.

Mbrëmjen e sotme, e ftuar në emisionin “Binjakët”, Ori bëri të ditur se ka marrë një vendim drastik. Ajo ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga televizioni, për t’iu përkushtuar plotësisht politikës.

“Do ta lë televizionin, sepse unë do bëhem deputete. Edhe nëse nuk do bëhem deputete, do të largohem, sepse unë do të jem në politikë”, tha moderatorja. Kujtojmë se ajo na ka shoqëruar çdo mëngjes me emisionin “Wake up”, së bashku me Isli Islamin.




