Nga Shqipëria / E Diel 18 Prill 2021, 23:11

10 vite karrierë: Ardian Bujupi zbulon surprizën e madhe

Këtë vit bëhen 10 vite nga karriera artistike e këngëtarit Ardian Bujupi. Për këtë arsye, ai do të publikojë projektin më të rëndësishëm.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ardiani ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një album të ri. Albumi do të përmbajë 10 këngë dhe do të publikohet në muajin Maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar ai.