Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 50.000 doza të vaksinës AstraZeneca. Vaksinat janë pritur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe Ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava.
Manastirliu bëri të ditur se javën që vjen, duke filluar nga nesër do të vijnë dhe mbi 200 doza vaksine.
“Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbi 400 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, janë mbi 320 mijë doza të administruara dhe mbi 239 mijë të moshuar që kanë marrë dozën e parë. Javën që vjen, duke filluar nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine të cilat do të vijnë dhe do të vijojmë me vaksinimin intensiv. Po vijojmë me operatorët turistikë dhe do të shtrihemi duke filluar nga javët e ardhshme edhe te punonjësit e transportit publik, fillimisht me ato të transportit ajror”, tha ministrja.
