Nga Shqipëria / E Diel 18 Prill 2021, 20:08

Rama zbulon ditën e dorëzimit të tij përfundimtar

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme i ftuar në “E diell”, Top Channel. Ai foli gjerë e gjatë për jetën private, duke zbuluar detaje të pathëna më parë.

Në ekranin e emisionit u shfaq një foto nga dasma e tij me Lindën. Kryeministri u shpreh se ajo ka qenë dita e tij e dorëzimit, sepse para se të njihej me bashkëshorten ishte kundër martesës.

“Kjo është dita e dorëzimit. Dita e dorëzimit përfundimtar ndaj idesë së martesës, sepse unë kam qenë ideologjikisht kundër martesës dhe u desh Linda që unë të dorëzohesha dhe që të jem sot e gjithë jetën një burrë i papenduar që i jam dorëzuar një gruaje. Gjeta gruan ideale”, tha Rama.