Kryeministri Edi Rama ishte së fundmi i ftuar në “E diell”, Top Channel. Ai rrëfeu jetën e tij përmes fotove të rralla nga fëmijëria.

Njëra ndër këto foto përloti kryeministrin. Në foton në fjalë ai ishte në moshë të vogël, në krahët e së ëmës, e ndjera Aneta Rama.

“Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë kur ishte student në Bashkimin Sovjetik. Kishte dhe një laborator të vogël fotografik në studion e vet dhe ai i bënte këto fotografi. Babai fotografonte vazhdimisht”, tregoi Rama.

Kujtojmë se e ëma e tij u nda nga jeta me datë 1 Gusht 2020, në moshën 82-vjeçare.

