Nga Shqipëria / E Diel 18 Prill 2021, 18:06

10 muaj me Emin, Jonida Vokshi ndan pozat më të ëmbla të vogëlushes

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit të shkuar. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Emi.

Sot janë bërë 10 muaj që nga lindja e vogëlushes dhe Jonida ka publikuar në rrjete sociale dy foto shumë të ëmbla.

"Sa shpejt po rritesh o jeta mamës!
E cdo ditë po ma bën edhe më të bukur se e djeshmja", ka shkruar Jonida krahas fotove.