Nga Shqipëria / E Diel 18 Prill 2021, 17:05

Kujdes: Një person HIV pozitiv në Tiranë kryen marrëdhënie të pambrojtura me meshkuj dhe femra

Faqja “etw.albania” (European Testing Week) në Instagram ka ndarë një njoftim shqetësues me ndjekësit. Një person HIV pozitiv jeton në Tiranë dhe nuk pranon të fillojë terapinë me anti-retroviralë.

Sipas njoftimit, ai kryen seks të pambrojtur me meshkuj dhe femra. Deri më tani, janë raportuar tre raste të përhapjes së HIV-it nga ky person. Mirëpo, viktimat janë të frikësuar të flasin për shkak të stigmës së pranishme në shoqëri dhe frikës për jetën e tyre.

Ky person është 30 vjeç, i përket komunitetit LGBT (biseksual), është i pranishëm në tre aplikacione takimesh, si: Grindr, Planetromeo dhe Tinder. Në njoftim shkruhet se ai është paralajmëruar disa herë për sjellen e tij, por sërish vazhdon të mos e zbulojë statusin HIV te partnerët seksuale, si dhe refuzon t’i nënshtrohet terapisë.

Për shkak të ligjit numër 9952 “Mbi kontrollin dhe parandalimin e HIV/ AIDS”, nuk lejohet që të zbulohet identiteti i këtij personi.