Aktori shumë i dashur për publikun, Olsi Bylyku feston sot ditëlindjen. Ai ka mbushur 23-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë nuk ka munguar një super urim nga partnerja, Egli Tako.

Ajo ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura pranë Olsit, shoqëruar me fjalët më të ëmbla, si dhe me plot humor.

“Gëzuar ditëlindjen! Je dielli që ngroh gjithë hapësirën rreth meje! Gjithë zemrën dhe jetën time”, ka shkruar Egli krahas një fotoje të aktorit.

Më tej, ajo ka vazhduar:
“Kështu do ta kallim me qyqekun ditën e ditëlindjes tënde, sa të na hapet pak koha”.

“Shiko, fakti që ke ditëlindjen nuk do të thotë fare që mund të bësh çfarë të duash. Që të jemi të qartë!”

“Ça të merr more aman ça? Karaoket s’janë pika jote e fortë, po për gallatë qeshim njëçikë”- krahas një videoje të Olsit duke kënduar.

“Sot ke lejen të bësh diçka të tillë përsëri meqë ke ditëlindjen. Në një statujë sigurisht”.

Në fund Egli ka publikuar një foto krah partnerit, ku ka shkruar “Të dua”.




