Nga Shqipëria / E Diel 18 Prill 2021, 16:04

'Pse u ndatë?', Mevlani: Na morën me zor...

Mevlani e Ledjana krijuan çiftin më të ri të "Përputhen", kur pak javë më parë deklaruan se janë vetëm për njëri-tjetrin në program. Megjithatë së fundmi nuk kanë munguar thashethemet se ata mund të jenë ndarë.

Gjatë një darke me çiftin, autorja e emisionit, Olsa Muhameti pyet Mevlanin: "Pse u ndatë si përfundim?"

"Na more ti me zor këtu", ia ktheu Mevlani duke shkaktuar shumë të qeshura në tavolinë.