Nga Shqipëria / E Diel 18 Prill 2021, 13:01

Dasmorja i fut duart në gjoks, Maya në moment të sikletshëm

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Maya ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Expuls", ku tregoi disa ndodhi të çuditshme në dasma.

Në një prej tyre, Maya është vendosur në siklet pasi një grua i ka futur dorën në gjoks.

“Njëherë një grua më hedh ca lekë dhe mi jep në gjoks, mi fut në gjoks që të mos i merrte. E futi dorën shumë thellë, dhe i thash avash moj se po futesh në sektore që nuk janë të tuat”, u shpreh Maya.

“Unë e kam parë veten në siklet. Mu këput taka e këpucës, po bëja atmosferë fantastike, hipa më lartë se skena edhe u këput. Mora takat në dorë, i hoqa dhe i thash publikut qe dikush nga ju duhet t’mi rimbursojë. Ndërsa një moment tjetër… ka pasur dhe rastë që kanë ngacmuar dhe femrat në dasmë. Por, një dajo i një dasme donte të ishte në krye të dasmës por nuk e mora si sinjal, dhe një moment ai u mërzit. Unë kam një strategji pune, ka dasmorë që duan përshëndetje ka dhe që nuk duan. U sqaruam por nuk më dhuroi moment të këndshëm. Martesa është ditë e shenjtë per çiftin, por u sqaruam pa u vënë re”, tregoi Maya.