Pak ditë më parë ish-konkurrentja e "Përputhen", Ana Kauri tregoi ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve dhe hundës.

“Nesër do realizoj një ndërhyrje estetike. Çfarë mendoni se është?”, i pyeti ajo ndjekësit. “Dhëmbët”, ishte përgjigjja më e shpeshtë dhe Ana e konfirmoi.

Së fundmi ish-konkurrentja ka publikuar disa video ku shfaqet duke qeshur.

Ndryshimi është i dukshëm dhe Ana duket e lumtur me pamjen e re.

