Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Prill 2021, 19:07

Shpërtheu në ofendime ndaj Linditës, produksioni merr vendimin për Naumin

Takimi i Linditës dhe Naumit në “Për’puthen +40” degradoi në ofendime personale nga Naumi në puntatën e pak ditëve më parë. Sot u njoftua se Naumi është përjashtuar nga emisioni.

Pas degradimit të fjalorit gjatë takimit me Linditën, gjithashtu edhe gjatë pjesës në studio produksioni u detyrua të merrte një vendim në lidhje me të.

Ai ka kërkuar falje në lidhje me fjalorin e përdorur në studio dhe takim, por pa u penduar.