Nga Shqipëria / E Shtunë 17 Prill 2021, 17:05

Mbretëresha fshin lotët e ulur e vetme, pamjet nga funerali i Princ Philip

Ditën e sotme u mbajt në katadralen e St George, në kështjellën Windsor funerali i bashkëshortit Princit Philip, Dukës së Edinburg/

Mbretëresha mbante kokën ulur teksa shoqëronte arkivolin Philip në rrugëtimin e tij të fundit, teksa djali i madh Princ Charles shihej në lot prapa arkivolit.

Mbretëresha iu bashkua atyre në tingujt e himnit kombëtar britanik, teksa ndaloi për një moment refletimi para të shtënave të topave dhe tringëllimës së këmbanave kishtare.

Pas saj vinte procesioni i udhëhequr nga fëmijët e Philip, Princi Charles, Princesha Anne, Princi Andrew e Princi Edward. Nipërit e tij, përfshi Princ William e Princ Harry, vinin më pas, por mes vellezerve me kontradikta, qendronte kusheriri i tyre Peter Phillips.