Aktori Onur Tuna, i cili luan rolin e doktor Fermanit në serialin “Doktori i Mrekullive” përpiqet që jetën private ta mbajë sa më larg mediave e publikut, por këtë herë nuk ia ka arritur dot.

Portalet turke raportojnë se Onur është në një lidhje me aktoren Elif Dogan. Kjo e fundit ka luajtur dikur në një nga serialet më të ndjekur “Çukur”.

I pyetur sesi është në dashuri, Onur ka treguar: “Unë jam i çmendur dhe xheloz. Por nuk jam si ata që thonë ‘Nuk mund të veshësh këtë apo atë’. Unë thjesht jam kurioz dhe mendoj se edhe vajzat e pëlqejnë këtë. Mendoj që një lidhje prandaj krijohet, që ti t’i përkasësh dikujt dhe ajo ty. Nuk është e lehtë të krijosh një lidhje”.


