Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i operatorëve turistikë në të gjithë vendin. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një videoje live në rrjete sociale.
Ai ka treguar se kategoritë e rradhës që do të vaksinohen janë punonjësit e fasonerive dhe të transportit publik.
“Sot është e rëndësishme që të informohen edhe të tjerët. Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar me ata në bregdet që do kenë më shumë turistë dhe me këtë vaksinim japin një garanci më shumë për turistët që do vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID. Pastaj do vazhdojë dhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën. Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrika dhe një kategori shumë e rëndësishme janë edhe transportuesit të udhëtarëve, janë në një zonë risku të konsiderueshme”, është shprehur Rama.
